Video/ I riu sulmon gruan në trafik, ajo i del nga makina me shkop

198
0

Një video e shpërndarë në Twitter po qarkullon në rrjetet sociale me mesazhin: ”Bravo, vajzë!”

Videoja, e regjistruar në Rijeka të Kroacisë tregon një përplasje në trafik, dhe megjithëse arsyeja nuk dihet, rezultati i përballjes është i qartë.

Pasi makinat ndaluan në kryqëzim sepse semafori ishte i kuq, një shofer doli nga makina e tij dhe filloi t’i bërtiste një gruaje e cila ishte gjithashtu shofere.

Të bërtiturat e tij të larta u ndalën kur shoferja, “e armatosur “me një shkop , doli nga makina në të cilën ndodhej.

Burri u largua duke vrapuar dhe nga distanca vazhdonte të fyente shoferen duke i thënë ta hidhte shkopin.