Video 3D e ngjarjes ne Velipoje, Shkuan për t’u sqaruar dhe ulen në një tavolinë, me pas..

490
0

Report Tv ka rindërtuar dinamikën e ngjarjes së Velipojës. Debati mes dy fiseve nisi pasditen e 26 qershorit dhe u përmbyll në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit.

Po si nisi ngjarja? Debatet e para mes Ferracakëve dhe Gocajve nisi pasditen e 26 qershorit në plazhin e Velipojës, ku dy familjet kishin hotelet ngjitur me njëri-tjetrin. Debatet nisin për lejen e shfrytëzimit të stacione të plazhit mes dy hoteleve të familjeve që i ndajnë vetëm 50 metra.

Pas debatëve verbale ata u larguan duke u ritakuar sërish pak para mesnate. 6 anëtarë të familjes Ferracaku, shkojnë tek Hotel “Gocaj”, 50 metra larg hotelit të tyre “Fantazia”, për t’u sqaruar mbi debatin e nisur për shezlongët.

Kujtim Ferracaku, vëllai i tij Hasan Ferracaku dhe 3 djemtë e Hasanit, dhe nipi i Kujtimit, Mirlind Dyli iu drejtuan hotel ‘Gocajt’ të armatosur dhe ulen në një tavolinë në ambientet e jashtme të hotelit të tyre.