“Unë nuk jam për kontroll”, gazetarja zbulon fjalët e fundit të Aldi Ramës para se të qellonte efektivin e policisë

257
0

Gazetarja Anila Hoxha ka rrëfyer disa detaje nga ngjarja gjatë ditës së sotme në Lezhë.

Ajo thotë se Aldi Rama ka qenë bashkë me dy shokë të tjerë në makinë, Armando Markun dhe Kristian Sherin, kur janë ndaluar për kontroll nga Policia.

Duke iu referuar hetimeve, gazetarja tha se 21-vjeçari nuk ka zbritur nga makina, teksa u ka thënë policëve që nuk është për kontroll dhe më pas ka shkrepur ar mën, duke lënë të pajete nënkomisarin Hoxha.

“Policia i ndalon dhe u kërkon mjetin e identifikimt dhe pasagjeri i parë që ishte vr asësi, nuk zbret fillimisht nga automjeti. Polici i kërkon pasagjerit të tretë të zbresë nga makina që të kontrollohej, por edhe ai nuk e përfilli urdhërin e policisë.

“Unë nuk jam për kontroll”, u tha Aldi Rama policëve dhe nxjerr ar mën e qëllon Saimir Hoxhën, tregon gazetartja Anila Hoxha.