UEFA merr vendimin: “S’ka futboll në prill dhe maj”

158
0

UEFA pas nje video konferencë me sekretarët e përgjithshëm të 55 shteteve pjestare ku është analizuar situata e krijuar se fundmi, e cila ka prekur edhe futbollin thuajse në gjithë botën, ka vendosur të anuloje takimet play-off të “Euro2020” për herë të dytë radhazi.

Ndeshjet e planifikuara në 26-31 mars u shtynë për në 4-9 qershor ndërsa tashmë pas vendimit të dytë do të luhen më 3-8 shtator.

Nga këto ndeshje do të përcaktohen 4 ekipet e fundit që do të kompletojnë 24 ekipet që do të marrin pjesë në “Euro2020”, kampionat i cili do të zhvillohet në 2021.

Me te njejten arsye janë shtyrë të gjithë ndeshjet miqësore të përfaqësueseve që do të zhvilloheshin në muajin e qershorit.

Qëllimi i UEFA-s duket i qartë, kërkon të përfundoj me çdo kusht kampionatet kombëtare më pas Champions dhe Europa League.