U shua familja Gushi, del ekspertiza: “Audi” lëvizte me 160 km/orë!

295
0

Ka dalë ekspertiza e ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë në Vlorë, ku u shua familja Gushi. Report mëson se sipas ekspertizës Audi lëvizte me shpejtësi 160 km/orë.

Shpejtësia e lejuar në atë rrugë është 110 km/orë, pra automjeti po lëvizte mbi 50 km/h. Kujtojmë se në aksidentin tragjik, u shua një familje nga Patosi.

Ata jetonin në Greqi dhe kishin ardhur për pushime në Shqipëri. Drejtuesi i mjetit tip “Audi”, Igli Madani, i cili shkaktoi aksidentin, është në arrest me burg.