Tronditet vendi/ Burri v ret 18-vjeçaren shqiptare bashkë me gjyshen në shtëpinë e te atit

157
0

Një vajzë shqiptare vetëm 18 vjeç e quajtur Shejla Bakija është qelluar per vde kje nga bashkëshorti i saj në Mal të Zi.

Ngjara e rëndë ka ndodhur në Tuz, ku 18-vjeçare shqiptare është v rarë në shtëpinë e të atit. Po ashtu, nuk është kursyer as gjyshja e 18-vjeçares, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë si dhe babai i cili ka mbetur i pla gosur.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy ditë nga vrasja, bashkëshorti i të resë, i dyshuari kryesor për vrasjen, Ilir Gjokaj është ende në arrati.Ndërkohë, në rrjetet sociale reagimet për këtë ngjarje të rëndë kanë qenë të shumta, ku po qarkullon fotografia e Sheila Bakijës, e një mesazh i shkruar për të..

“Emri im është Shejla Bakija, shqiptare nga Mali i zi. Dje isha vetëm 18 vjeçe kur më vranë. Vrasësi vrapon ende i lirë, ai më mori jetën në lule të rinisë. Ndaj më ndihmoni ta kapim atë përbindësh që erdhi në mes të shtëpisë duke më marrë jetën mua, gjyshes time dhe duke plagosur babanë tim” – shkruhet në mesazh.