Toka nuk po gjen qetesi as mbremjen e sotme. Lekundet nje tjeter qytet..

150
0

Mbi 10 lekundje jane regjistruar gjate 24 oreve te fundit në vendin tonë. Sipas EMSC, termeti i fundit ka qene me epiqender në afërsi të Lushnjes dhe lëkundjet kanë qenë me magnitudë 4.0 të shkallës Richter.

Thellësia e lekundjes ka qenë vetëm 5 kilometër, që ka bërë që lëkundjet të ndjehen shumë.

Në 24 orët e fundit janë ndjerë disa tërmete në vendin tonë, me qytetarët që janë shqetësuar, pas eksperiencës së tmerrshme me tërmetin e 26 ënntorit.

Deri më tani fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar apo dëme materiale.