Tirana me autobuza elektrik, prezantohet linja e re e transportit publik

259
0

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Vekiaj ka prezantuar diten e djeshme linjën e transportit publik të gjelbërt.

Plot 18 autobuzë me mbishkrimin ‘Go Green’ u rreshtuan në sheshin ‘Nënë Terezë’ ku kishin ardhur edhe qytetarë të Tiranës.

Projekti i ri i transportit publik i gjelber është pjese e marrëveshjes ndërqeveritare të nënshkruar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë për financimin në shumën e mbi 50 milionë eurove.

Kyrojekt përqëndrohet në tre korridorët kryesor të kryeqytetit, përkatësisht linja lindje-perëndim nga Kinostudio në Kombinat, Unaza, dhe Tirana e Re.