Tërmet në Milano, ekspertja: Më i forti në 500 vitet e fundit

368
0

Një tërmet është regjistruar ditën e djeshme në Milano të Italisë, me magnitudë 3.9.

Tërmeti i ditës së djeshme, që u ndje në Trezzano në Naviglio, Milano, konsiderohet si më i forti në  500 vitet e fundit.

Lajmin e bën me dije Lucia Luzi, në krye të seksionit të Milanos të Institutit Nacional të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv).

Luzi ka deklaruar që Milano nuk konsiderohet zonë sizmike.

“Duke parë katalogun historik të tërmeteve, duhet të kthehemi 500 vite përpara për të gjetur një lëkundje “binjake” me atë të sotmen, me epiqendër në Milano dhe magnitudë 3.7. Tërmete historikë të rëndësishëm të tjerë janë verifikuar në zona fqinje, si në Monza në vitin 1936, me një lëkundje me magnitudë rreth 5 dhe më pas një lëkundje në kufi me Piemonte-n në vitin 1918, me magnitudë 4.6””, ka thënë Lucia Luzi.