“Shyqyr babi qe erdhe dhe më gjete”, babai rrëfen takimin me 12-vjeçarin në Sarandë: Djali zgjohet i trembur natën

261
0

“Shyqyr babi që erdhe dhe më gjete”. Këto janë fjalët e parë të 12-vjeçari i cili ishte zhdukur prej dy ditësh në takimin e parë me të atin pasi u gjet në Sarandë.

Në emisionin “Me zemër të hapur”, i ati i tij ka rrëfyer momentin emocionues të takimit me të birin në komisariatin e Sarandës.

Ai tregon se djali nuk ishte aspak i qetë dhe ngrihej shpesh nga gjumi gjatë natës.

“Gjendja e djalit është shumë i rënduar, është i trembur, nuk e shikoj aspak mirë. Djali ka pasur dhu në fizike, ai ka kërkuar të rikthehet në shtëpi por nuk i është lejuar. Fjeta dy orë me të mbrëmë, nuk ishte i qetë, ngrihej i trembur natën.

Kur më pa dhe më tha “shyqyr babi që erdhe dhe më gjete” me hodhi duart ne qafe. I  falenderoj komisariatin pasi ma kanë trajtuar shumë mirë djalin. Faleminderit edhe prej jush për gjithçka bëtë, që arrita ta gjej djalin”- tha ai.

Historia e 12-vjeçarit u bë e ditur disa ditë më parë kur u zhduk nga shtëpia. I ati përmes rrjeteve sociale dhe medias apeloi për ndihmë derisa mori një informacion nga policia e Sarandës që djalin e kishin gjetur. Mësohet se ai ishte rrëmbyer nga një 50-vjeçare me iniciale B.M. në Sarandë.