Shkodra percjell sot djalin e saj, myftiu i Shkodres prek me fjalet e ndjera: Ata që e shkatërruan këtë vend, sot qajnë për ty..

257
0

Shkodra i dha sot lamtumirën te riut 20 vjecar, Musaen Zenelit.

Paraditën e së hënës, më 28 qershor 2021, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari, mori pjesë në xhenazen e të riut jetim Musaen Zeneli, 20-vjeçarit, që humbi jetën një ditë më parë në Velipojë.

Myftiu iu drejtua të pjesëmarrësve që kishin ardhur për të shprehur ngushëllimet e tyre, duke theksuar se njeriu ka ardhur në këtë botë për ta jetuar jetën e tij të përkohëshme me besim e dinjitet, për të ndërtuar e zhvilluar të mirën, jo për ta konsideruar atë si mallin më të lirë e të pavlerë!

“Allahu të mëshiroftë, djali ynë, që po largohesh nga kjo botë, duke shpëtuar nga propaganda e mjerimi, nga statuset në fb të atyre që po e shkatërrojnë këtë vend e që sot “qajnë” për ty; nga statuset populiste e të pavlera, që vlerësohen më shumë se zemra e djegur e nënës tënde, që nuk do të gjejë më rehati, sa të ketë jetë!

Allahu të mëshiroftë e të pranoftë me butësinë e faljen e Tij, e ne na udhëzoftë se shumë larg kemi devijuar rrugën!”, – tha ndër të tjera në fjalën e tij para faljes së namazit të xhenazes, që u dëshmua nga besimtarë të shumtë, imamë e drejtues të shoqatave bamirëse.”

Ndërkohë, historia e të riut që u vra në ditën e tij të parë të punës ka ngjallur reagime të forta, ndikuar edhe nga vështirësitë ekonimike në të cilat ai ishte rritur dhe jetonte.

Për tu ardhur në ndihmë, në Shkodër ka nisur një fushtatë që sot të gjitha fitimet e kamarierëve të shkojnë për familjen e 20 vjeçarit. Nismëtar është Rehyl Toska, I cili punon si kamarier në kryeqendrën e veriut.