Sherri masiv në Tiranë/ Momenti kur gazetarit i gjuajne me karrige e grushte: Jam gazetar mor burr..

146
0

Një sherr masiv ka ndodhur pranë shkollës “Çajupi” në Tiranë, ku janë përfshirë disa persona dhe ndërkohë një polic i ndodhur pranë ka tentuar të nxjerrë armën për të vënë situatën nën kontroll.

Gjatë këtij momenti është goditur me karrige edhe gazetari i Fax teksa filmonte ngjarjen. 

Më pas një prej agresorëve e ka gjëmuar duke e goditur me grushte, pavarësisht fjalëve: “Jam gazetar”.

4 persona kanë mbetur të plagosur nga përdorimi i sendeve të forta.