Pushimet që u kthyen në tra gjedi/ Parakalimi i gabuar i Audit te “ZI” që shoi familjen

126
0

Mjeti që shikoni në foton e mëposhtme, është Audi i zi që shkaktoi ngjarjen e sotme ne Vlorë.

Parakalimi i gabuar dyshohet se ka qenë shkaku i aksidentit që “shoi” një familje të tërë. Burime te portalit thanë se familja Gushi po shkonte me pushime drejt jugut por fati i tyre u pre në mes. 

Policia ka dhënë detaje për aks identin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Vlorë, ku humbën jetën katër anëtarë të një familje.

Uniformat blu konfirmojnë se personat qe humben jeten janë: Eduart Gushi, 44 vjeç, Silvana Gushi, 33 vjeçe. A.Gushi, 14 vjeçe dhe E.G, 9 vjeçe.

Policia ka identifikuar edhe 3 të rinjtë që udhëtonin me mjetin “Audi”, me të cilin përplasen makinën e familjes që u shua në autostradën Fier-Vlorë.

Ata janë Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi dhe ndodhen në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.