Ka ndërruar jetë një i ri shqiptar në Itali.
Sipas mediave italiane, i riu shqiptar, 29-vjeçar, ishte në koma që prej 11 qershorit, pasi u përfshi në një ak sident.
Stiliano Filipi po udhëtonte me motor në Dervio, kur u përplas me një furgon.
Ai u dërgua me helikopter në spitalin e Varese-s.
Mjekët i dhanë pak shpresa dhe fatkeqësisht i riu shqiptar ndërroi jetë sot.