“Piloti grek transportonte dro gë për kartelet, i mori jeten gruas pasi ajo e zbuloi”

492
0

Policia greke ka dyshime se Charalambos Anagnostopoulos, piloti që i mori jeten gruas se tij angleze dhe pastaj deklaroi se e kishin kryer grab itësit që i hynë në shtëpi, mund të ketë qenë transportues dro ge i karteleve dhe e hoqi qafe Caroline Crouch kur kjo e fundit e zbuloi.

Ky dyshim ka lindur pasi hetimet mbi të ardhurat e grekut treguan se ai bënte një jetë luksoze, pavarësisht se paga si pilot nuk ishte edhe aq e lartë.

Hetuesit zbuluan se çifti kishte blerë kohët e fundit një tokë me vlerë rreth 60 000 euro, një shtëpi mbi 150 000 euro dhe sapo kishin kaluar pushime luksoze në Dubai.

Sipas policisë greke, Charalambos Anagnostopoulos, që njihet me emrin Babis, ka pasur një burim tjetër të ardhurash dhe i mori jeten gruas e tij 20-vjeçare kur ajo e mori vesh se nga vinin paratë.