Pasaportë vaksinimi për të udhëtuar? Ministrja: Dokumenti do të merret tek portali e-Albania

211
0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tregoi se personat që do të vaksinohen kundër Covid-19, do të marrin një dokument të lëshuar nga portali qeveritar e-Albania, që do të mund të shërbejë si një “pasaportë udhëtimi” jashtë vendit.

“Ne kemi planifikuar dhe e kemi gati që nëpërmjet e-Albania të merret formati i vaksinimit. Pra që ke kryer vaksinimin në dozën e parë. Do të merret nëpërmjet një kodi të skanuar nëpërmjet e-Albania” tha ajo në Opinion.