Nxirret e gjallë një vajzë nga furgoni në Qafë Muzinë, flet motra e saj ..(Video)

136
0

Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga furgoni në Gjirokastër. Pas 5 jeteve te humbura nga furgoni që ra në greminë, një vajzë duket se ka mbijetuar.

Ajo është dërguar në spital dhe mendohet se i ka shpëtuar rrezikut.

Ndërkohë viktima nga aksidenti mbetën çifti i bashkëshortëve Fiqiri e Drite Korçari, 77 dhe 72 vjeç si dhe shoferi i furgonit taksi, Bardhi Proda.

Një person mbetet i paidentifikuar kurse një tjetër mësohet se ndodhet ende brenda në furgon.

Aksidenti ndodhi pasditen e sotme në Qafë Muzinë të Gjirokastrës ku furgoni devijoi për të evituar përplasjen me një fuoristradë duke përfunduar në greminën 50 metra.

Më poshtë rrëfehet shkurtimisht për mediat motra e vajzës së mbijetuar.