Një ditë pas aksidentit, ja njoftimi për shoferen e Land Rover-it

281
0

Një ditë pas aksidentit në Qafën e Muzinës, policia arrestoi shoferen e ‘Land Roverit’ që u përplas me furgonin me pasagjerë që përfundoi në greminë. Pavarësisht se ndaj 22-vjeçares nga Tirana, Rexhina Çelhaka, është ngritur akuza e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, hetuesit ende po punojnë për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të aksidentit. 

Rexhina Çelhaka është pajisur me patentë vetëm 3 vite më parë në Itali. Në ‘Land Roverin’ që ajo drejtonte, pasagjere ishin 2 mike të saj bashkëmoshatare me shtetësi italiane, të plagosura lehtë bashkë me shoferen, Ana Koskovila dhe Giulia Parimi. Sipas dëshmisë së tyre, furgoni e mori kthesën gjerë dhe shoferja e fouristradës frenoi për të shmangur përplasjen, ndërsa makina rrëshqiti nga lagështia.

NJOFTIMI

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë.

Kjo shtetase, duke drejtuar mjetin “Land Rover”, në aksin rrugor Muzinë-Jorgucat, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç dhe për pasojë mjeti furgon ka rënë disa metra poshtë rrugës.

Si pasojë e a.ksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit, shtetasi B. P., banues në Sarandë, pasagjerët F. K., 77 vjeç, D. K., 72 vjeçe,T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrainë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrainë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë (pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç. (drejtuese e mjetit “Land Rover”), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në mjetin “Land Rover”).

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të a.ksidentit.