Nena 29 vjecare ja si ia del per t’i vene ne gjume keto dite

4352
0

Ajlin Alfredaj eshte nje nene 29 vjecare me plot 7 femije. Ajo ishte e ftuar ne “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, kësaj here nga shtëpia e saj në Tropojë, aty ku ndodhej bashkëshorti dhe shtatë fëmijët e tyre.

Shumë të lumtur dhe në një ambient plot gjallëri, Ajlin tregoi se këto ditë karantine po i kalon shumë mirë, falë edhe ndihmës së të shoqit.

E pyetur nga moderatorja, 29 vjeçarja pranoi se ndonjëherë është e vështirë të kontrollohen të gjithë, por ia del t’i lodhë me lojën popullore “Vigani dhe Shkurtabiqi”.

E ndërsa pyetjes për një fëmijë të tetë, Ajlin preferoi t’i përgjigjej i shoqi, i cili për momentin u shpreh i lumtur me aq fëmijë sa kanë.