E trishtë në Itali, dy motra humbin jetën, ja cfare dyshohet

131
0

Një ngjarje e dhimbshme është shënuar së fundmi në Itali. Mediat fqinje shkruajnë se dy motra rreth 50 vjeçe janë gjetur të pajeta në banesën e tyre në Marianopoli.

Policia thotë, se i ka gjetur gratë në një shtëpi të rrënuar në kushte mizerable, në mes të një varfërie ekstreme dhe një ambienti të rrethuar me plehra dhe shumë mbeturina të ndryshme.

Dyshohet se dy motrat kanë humbur jeten nga mungesa e ushqimit pasi ishin pa familje dhe pa mbështetje.

Në njoftimin zyrtar të policisë, thuhet se kur autoritetet shkuan në shtëpinë e grave, njëra prej tyre kishte ndërruar jetë, ndërsa tjetra, ndodhej në gjendje kritike.

Ajo u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë duke humbur jetën vetëm pak orë më pas.