Tragjedi në familjen shqiptare/ 20 vjeçarja nderron jete nga koronavirusi, këtë javë humbi edhe babain

156
0

Një lajm i rende vjen nga Kosova aty ku një 20-vjeçare nga Gjakova raportohet se ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Lajmin është konfirmuar nga doktoresha e Infektivit, Agreta Gecaj-Gashi.

Gashi tha se vajza, e identifikuar si Rumejsa Hoxha, ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka ndërruar jetë sot si pasojë e COVID-19.

“Po ka vdekur sot, si pasojë e COVID-19”, tha Gecaj.

Lajmi bëhet më i rende, pasi raportohet se brenda kësaj jave ka ndërruar jetë edhe babai i vajzës.

Express ka mësuar nga burime të sigurta brenda spitalit të Gjakovës, se para disa ditësh ka vdekur edhe babai i saj nga koronavirusi.

Njoftimi i plotë i familjares:

“Të All-llahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Me pikëllim të thellë ju lajmërojmë se sot ka ndërruar jetë motra jone (vajza e axhes) Rumejsa Abdurrahim Hoxha

Vdekja është nje ndarje e perkohshme nga te dashurit, e bukura ma e mira jonë Rumejsa ti na le por ne do to të kujtojmë përherë si atë vajzen shembullore.

Varrimi bëhet sot  në varrezat e qytetit të Gjakovës.

All-llahu ia faltë Xhennetul Firdews!

Allahu e frymzofte per saber mamin e Rumejses per ndarjen nga burri dhe vajza mbrenda kesaj jave.