Moody’s per Shqiperine – Ekonomia do të bjerë me 1.5% këtë vit, efekti do të vijë nga Italia

76
0

Ekonomia shqiptare do të bjerë me një normë prej 1.5% këtë vit, thotë agjencia e vlerësimit të kredisë Moody’s, në raportin e saj të fundit për Shqipërinë, e cila vjen në një kohë kur e gjithë bota është në veshtiresi. Raporti është siguruar ekskluzivisht nga Scan. Vitin tjetër, ndërkohë, pritet një rritje e konsiderueshme ekonomike, me një normë mbi 5%.

FMN vetëm dy ditë më parë, ndërkohë, po fliste për një recesion ekonomik prej 5%. “Megjithë numrin e ulët të rasteve, ne presim që ekonomia shqiptare të preket ndjeshëm si rezultat i lidhjeve financiare dhe tregtare me Italinë,” tha Moody.

Ngadalësimi në ekonominë globale do të ndikojë shumë në sektorin e tekstilit dhe këpucëve, që është një pjesë e rëndësishme e eksporteve shqiptare.

Ndër të tjera, agjensia e vlerësimit të kredisë thotë se ekonomia shqiptare u rrit me vetëm 2.2% vitin e kaluar, me ngadalësimin që ka ardhur si rezultat i kushteve të motit në prodhimin e energjisë, dhe padiskutim si rezultat i tërmetit në 26 nëntor.

Parashikimet e tjera tregojnë se inflacioni do të rritet në 2.5% këtë vit, ndërsa borxhi publik në lidhje me Prodhimin e Brendshëm Bruto do të arrijë në 72.1%, me 3.5% më shumë se një vit më parë.

Hapja e negociatave me Bashkimin Evropian nga ana tjetër do të mbështesë ekonominë e vendit në planin afatgjatë.