Më tradhtonte, i blinte dhurata të dashurit saj.. Ja cfare deklaroi shqiptari i cili i mori jeten gruas se tij 31 vjecare ne Greqi

479
0

Gazeta Protothema shkruan se kanë dalë në dritë në lidhje me vr asjen e 31-vjeçares nga burri i saj shqiptar në Dafni të Greqisë.

Në daljen e tij para gjykatës burri fajësoi gruan e tij, duke pretenduar se ajo e kishte tradhtuar dhe kështu i “mjegulloi” mendjen.

“Dua të theksoj se jam i shkatërruar,” tretur ” mendërisht dhe më vjen keq për atë që kam bërë. Ju kërkoj falje prindërve të gruas sime dhe veçanërisht fëmijës tonë të vetëm, nuk duhet të kisha vepruar kështu. Nuk e dija se çfarë po bëja, isha i hutuar!

Dëgjova regjistrimet e marrëdhënies jashtë-martesore të gruas sime, jo vetëm në shtëpinë tonë, por në dhomën e fëmijës sonë. Po e dëgjoja, kisha filluar të çmendesha, pa qenë në gjendje ta përshkruaja saktësisht me fjalë. Ajo shpenzonte para për ti blerë dhurata atij”