“Më morën me forcë nga Bathorja më lidhën..”! 12-vjecari nxjerr detaje si perfundoi duke lypur ne Sarande

481
0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrëmbimin e 12-vjecarit Ronaldo Tanushi, në 4 korrik në Tiranë. Sipas “BW” ai është pyetur në prani të psikologes në lidhje me atë çfarë i ka ndodhur dhe se si ka përfunduar në Sarandë pa prindërit e tij.

I mituri ka treguar se teksa ishte duke luajtur me shokët e tij në Bathorë dy burra e kishin marrë me forcë dhe e kishin futur në makinë deri në Tiranë. Prej aty ai është njohur me një grua me emrin Bardha dhe një djalë tjetër dhe të tre së bashku kanë shkuar në Sarandë dhe gruaja i ka nxjerrë të lypin.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka burgosur Bukuroshe Muharremin pasi ishte ajo që e kishte detyruar të miturin të dilte të lypte rrugëve të Sarandës, edhe pse vetë e ka mohuar këtë gjë. Bukuroshja ka treguar se djali i kishte thënë se ishte jetim dhe se i ishte lutur që ta merrte me vete në Sarandë për të lypur.