Lëkundje tërmeti në vendin tonë, magnituta dhe epiqendra

60
0

Lëkundje tërmeti janë regjistruar në juglindje të vendit tonë, pak caste më parë. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, lëkundjet ishin me magnitutë 3.1 të shkallës Rihter.

Vatra ndodhet në thellësi 2 km, ndërsa epiqendra ndodhet 94 km në juglindje të Elbasanit dhe 19 km në jug të Korçës.

Fatmirësisht, lëkundja ishte me intensitet të ulët dhe nuk ka shkaktuar dëme materiale në vend.