La derën e shtëpisë hapur për t’u freskuar, në mëngjes gruaja gjen komshiun në shtrat duke e…

564
0

Temperaturat e larta sollën një ngjarje te pazakonte mëngjesin në Palermo të Italisë. Një grua ra pre e ngacmimve nga fqinji i saj i cili kishte hyrë fshehurazi në shtëpinë e saj.

Sipas mediave italiane, mbrëmjen e djeshme, pasi ishte kthyer nga shtëpia, gruaja vendosi ta lërë derën e shtëpisë gjysmë dhe ballkonit gjysmë të hapur në mënyrë që të freskohej. Kur u zgjua në mëngjes, 27-vjeçarja gjeti në shtratin e saj fqinjin e saj i cili po i prekte trupin.

E reja tentoi ta largonte me forcë, por komshiu nuk dorëzohej. Më pas ajo filloi të bërtiste, çka e detyroi fqinjin të largohej. Pasi thërriti policinë, 27-vjeçarja rrëfeu ngjarjen ndaj uniformat blu bënë një kontroll në apartamentin e burrit. 36-vjeçari ishte ende i veshur me rrobat të cilat gruaja ia përshkroi efektivëve të p olicisë. Uniformat blu vunë në p ranga a gresorin ndërsa 27-vjeçarja u dërgua në spital për trajtim mjekësor.