Ky eshte personi qe i mori jeten 27-vjeçares shqiptare në SHBA, kishin nje femije bashke..

472
0

Ky është Benjamin Robert Williams aka Bambi, 38 vjeç i cili sipas policisë së Floridës akuzohet si personi qe i mori jeten 27 vjeçaress më origjinë nga Libohova Joana Peca.

Ky përfundim ka ardhur pas disa kqyrjeve të cilën policia ka arritur të sigurojë në vendin e krimin në Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës.

Joana Peca u gjet e pajete nga policia.

Sipas hetuesve, Williams dhe Peca kishin një fëmijë së bashku të cilin 27-vjeçarja e mbante në dorë kur Williams  dyshohet se e qëlloi atë në fytyrë disa herë.

Tashmë e gjithë policia është në kërkim të  vendndodhjes së  Benjamin williams, i cili njihet edhe më nofkën Bambi, i cili sipas autoriteteve njihet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore