Këngëtari i njohur s’i mban dot lotët: Jam 100% i bindur që kam qenë i prekur nga korovirusi

635
0

Kengetari Sam Smith tregon i përlotur se me shumë mundësi ai ka qenë i infektuar. Ai është 100% i sigurt që ishte infektuar, pasi ka patur disa prej simptomave të njohura tashme.

Ai gjithashtu shton se edhe familjarët e tij janë infektuar, por nuk u testuan. Bashke me familjen, Sam është izoluar në Los Angeles, duke ndjekur udhëzimet e OBSH.

Këngëtari tregon:
Jam 100% i bindur që kam qenë i infektuar nga koronavirus, disa javë më parë. Unë nuk bëra ndonjë test, por jam i bindur për këtë që po them. Pata simptomat e Covid 19 për disa ditë dhe pas meje e njejta gjë ndodhi me motrën time. U izoluam dhe ndoqëm këshillat e qeverisë, sepse nuk donim të rrezikonim asnjë. Ndenjëm për 3 javë në karantinë, sepse ishim të bindur që ishim të sëmurë. Ne jemi infektuar rreth dy javë më përpara se pandemia të përhapej në Britani, besoj nga udhëtimet që kemi bërë. Fatmirësisht, tani jemi të gjithë mirë.