Kape se iku….Dolën për të shijuar pamjen por makina rrokulliset në greminë me pasagjere brenda (Video)

524
0

Ky është momenti i tmerrshëm kur makina e një familje bie në humnerë pasi fillon të rrëshqasë me ngadalë.

Ngjarja e tmerrit ndodhi në autostradën Duku të Xinjiang, dhe një pasagjer nuk arriti të dilte në kohë duke pësuar lëndime të rënda.

Dëshira për të shijuar pamjen piktoreske për familjen u shndërrua në katastrofë.

Burri që ishte në timon zbret nga automjeti i pari dhe shihet me pijen e tij në dorë para se papritmas të fillojë të rrokulliset automjeti.

Kur filloi të bërtasë, një djalë i ri hap derën në sediljen e pasme dhe del jashtë, i ndjekur me shpejtësi nga një grua e moshuar.

Por në mënyrë dramatike, një grua tjetër në sediljen e përparme nuk ishte në gjendje të kapte rripin e saj të sigurisë dhe të dilte nga automjeti në kohë, ndërsa makina bie poshtë.

Sipas Byrosë së Menaxhimit të Emergjencave të Qarkut Hejing, pasagjerja e bllokuar brenda makinës i mbijetoi rënies, por pësoi dëmtime të rënda.

Aktualisht nuk dihet nëse ka pasur një defekt me frenat e dorës së makinës.