Jepet vendimi per Ish-policin Nevaldo Hajdaraj, reagon babai i Klodian Rashës

98
0

Babai i Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra natën e 8 Dhjetorit, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës, për Nevaldo Hajdarajn, i cili u dënua me 15 vite, burg, por për shkak të vendimit të shkurtuar do kryejë vetëm 10 vite.

Në një deklaratë për media, Qazim Rasha, është shprehur, vrasja e djalit të tij nuk ishte e zakonshme, duke shtuar se shtetit për të  cilin paguajmë taksat për na mbrojtur na vret. Ai thotë se viktima mori pozicionin e kriminelit dhe krimineli u vesh me petkun e viktimës, sakaq shton me këtë lloj sistemi nuk do ketë drejtësi.

“Kjo nuk ishte vrasje e zakonshme, ishte makabritet. Ai për të cilin paguajmë taksat për të na garantuar rendin, na vret. Viktima mori pozicionin e kriminelit dhe krimineli u vesh me petkun e viktimës. Djali im iku, u varros, por vdekja e djalit tim të shërbejë si simbolikë për ata që jetojnë. Ruani fëmijët tuaj. Shteti të bëjë punën e tij. Me këtë lloj sistemi nuk besoj se do ketë drejtësi.”