Kontrollori i kerkon bileten e autobuzit, emigranti qellon me thikë 5 persona, mes tyre 1 fëmijë

321
0

Një ngjarje ka ndodhur në Itali. Një person ka sulmuar me thike dy punonjëse brenda një autobusi.

Burrit, emigrant me origjinë somaleze, iu kërkua bileta nga dy kontrollorët, ndërsa ai u përgjigj duke nxjerrë thikën dhe duke goditur dy punonjëset e kontrollit.

Ansa.it raporton se gjatë kohës që po ndiqej nga policia, ai sulmoi me thikë tre persona të tjerë, përfshirë edhe një fëmijë.

Megjithatë, pas disa minutash emigranti u neutralizua nga policia. Autoritetet italiane po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.