“Ishte një fëmijë, jo grup ter rorist”/ Babai i 21-vjeçarit Aldi Rama: Është rritur i pangrënë dhe i paveshur, do doja të bëja me shumë për të

646
0

Aldi Rama, i cili i mori jete efektivin e policisë Saimir Hoxha në Lezhë, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Traumës.

Babai i të ndjerit, Rufan Rama, ishte sot në një lidhje telefonike me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi për jetën e vështirë të djalit të tij. Zoti Rama tha se kishte dy vite që nuk fliste rregullisht me të birin dhe se donte që ta merrte tek ai në Greqi.

“Në vitin 2016 e kisha këtu në Greqi dhe punonte. U lidh me një vajzë dhe më pas iku në Shqipëri. E dashura përdorte lëndë nar kotike dhe kur Aldi e mori vesh e la. I tha edhe mamasë së vajzës. Nuk po gënjej, jam tepër i saktë. Më pas ajo i bëri denoncim se e ka d hunuar. Kur Aldi u fut në burg kishte një të dashur tjetër. Ajo e ka pyetur atë vajzën se pse e denoncova dhe ka thënë se e ka bërë për hakmarrje”, rrëfen babai i 21-vjeçarit, i cili ka qenë në burg disa herë.

Më pas Rufani shtoi se nëse djali i tij do të merrej me lëndë nark otike, do kishin shtëpi, do të ishin të pasur.

“Unë jam ndarë me bashkëshorten time dhe u dënova me burg. Ato vite Aldi ka vuajtur shumë psikologjikisht, ka qenë i pangrënë dhe i paveshur. Është rritur duke ngrënë nëpër shokë, duke i gatuar gjyshja 90 vjeçe. Mamaja e Aldit është interesuar shumë herë për të, por edhe ajo e papunë dhe nuk e ndihmonte dot ekonomikisht”, tha Rama.

I pyetur sërish në lidhje me akuzat që ish-e dashura e Aldit ka bërë për të, Rufani tha: “Avokati i Aldit ka folur me të dashurën e tij, e cila ka komunikuar me vajzën që e ka denoncuar. Ajo i ka thënë se donte të hakmerrej”.

“Djali im tani ka bërë një krim të madh dhe shkon në tokë sot. Mos të shtojmë më gjëra koti. Ishte një fëmijë pa prindër, nuk ishte grup ter rorist . Vajza ma shkatërroi Aldin, nuk qëndroi në Greqi për të. Në Shqipëri nuk punonte, se nuk kishte ku të gjente.

Pasi doli nga burgu e lanë më kusht që të mos dilte jashtë. Meqenëse paska qenë i rrezikshëm Aldi si e la shteti të lirë, pse nuk u interesua ku do të rrinte. Më ka thënë plaku që marrin pension të vogël, Aldi po vuan për bukë. I kam çuar 500 euro, pa letra nuk vija në Shqipëri. Do doja të bëja shumë për të, por nuk kam pasur mundësi”, vijoi Rufani.

Ai shtoi se me shumë mundësi vjen nesër nga Greqia, për të qenë i pranishëm në va rrimin e të birit.