Iku me lotarine amerikane 15 vite më parë, e reja shqiptare vr itet në sy të dy fëmijëve në SHBA

244
0

Ishte larguar 15 vite më parë bashkë me të ëmën por ëndrra amerikane u pre në mes për 27-vjeçaren shqiptare Joana Peca, e cila pasditen e djeshme u qellua në makinë në sy të dy djemve të saj.

Shumë vite asaj i kishin vr arë edhe të atin. ABC kontaktoi me një të afërme të saj në Shqipëri. Ajo shprehet i ati i Joana Peces, humbi jeten kur në vend sapo kishin nisur trazirat e vitit 1997. Ajo mohon që dy ngjarjet të kenë lidhje me njëra-tjetrën.

E afërmja e 27-vjeçares tregon se Joana Peca ishte larguar drejt SHBA bashkë me të ëmën pasi u bënë fituese të lotarisë amerikane.

Ajo kishte dy djem, 3 muajsh dhe  vjeç, të cilët sipas mediave amerikane në momentin e ngjarjes, ndodheshin në makinë bashkë me të ëmën.

Janë ende të paqarta shkaqet që çuan në vr asjen e saj, ndërkohë që autoritetet kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Trupi i nënës së dy fëmijëve të mitur, u gjet brenda makinës së saj pranë Kopshtit Memorial ‘Woodlawn’ në Shën Petersburg rreth orës 17:30 të së shtunës.

Oficerja e Informacionit Publik të Departamentit të Policisë në Shën Petersburg, Sandra Bentil tha se mori një telefonatë  rreth orës 5:30 pasdite të shtunën se një person ishte qëlluar në makinë.

Kur oficerët mbërritën, Bentli tha se gjetën 27-vjeçaren brenda një makine të qëlluar me armë zjarri, ndërkohë që dy fëmijët e saj, ishin në gjendje të mirë shëndetësore, por të tm erruar.