Humb jetën i riu shqiptar ne Itali ne nje aksident

177
0

Një i ri shqiptar në Itali ka humbur jetën në një aksident. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Devinson Bregu. ‘Gonews.it’ shkruan se i riu drejtonte makinën e tij ‘Smart’ kur u përplas me një pemë dhe për pasojë humbi jetën.

Aksidenti ndodhi në në Cerreto Guidi, midis Lazzeretto dhe Romës, dje.

Mësohet se i riu ishte futbollist luante me ekipin lokal, Ponte a Elsa. Ekipi i tij bëri një dedikim prekës për të riun dhe familjen e tij.

“Ne e kujtojmë atë si një fëmijë që ishte gjithmonë i sjellshëm me të gjithë, i shprehim ngushëllime të gjithë familjes së tij, një puthje të madhe vëllait të tij Louis, gjithashtu atlet i shoqatës sonë sportive. Një përqafim të fortë nga të gjithë Ponte a Elsa”, shkruan ekipi i tij në ‘Facebook’