Hedh shkrepsen e ndezur dhe largohet, del video, ja momenti kur një person ndez zjarrin

185
0

Nje video e postuar nga karabinierët në Itali tregon momentin teksa një piroman, ndez në mënyrë të qëllimshme një zjarr pranë Montesarchio, një qytezë 50 km larg Napolit.

Në pamje duket një person teksa ndez shkrepsën dhe e vendos atë në bar para se të largohet me shpejtësi. Burri u vu në pranga nga policia.

Me temperaturat që kanë arritur në 40 gradë celsius në jug të Italisë, erërat e nxehta kanë ndihmuar në përhapjen e flakëve rreth zonës. Brigada e zjarrëfikësve njoftoi të dielën se këtë vit, në periudhen mes 15 qershorit dhe 8 gushtit ka pasur një rritje prej 70 perqind në numrin e ndërhyrjeve që kanë bërë për shkak të flakëve.