Greqi, tërmet me magnitudë 6.1 / Njerezit dalin ne rruge, ka njerez te bllokuar ne shtepi..

149
0

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter u regjistrua në ishullin e Kretës, në një thellësi prej 13 kilometrash. Tërmeti, sipas asaj që u komunikua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (Ingv), ndodhi në 08:17 me oren lokale shqiptare. Numri i përkohshëm është të paktën një viktimë, një punëtor që humbi jeten nga shembja e një kishe.

Ai po punonte brenda një kishe, kulmi i së cilës u shemb pas tërmetit. Zjarrfikësit e përshkruan situatën si “shumë të vështirë”, pasi ka të paktën tre persona të bllokuar brenda shtëpive të tyre.

Tërmeti i bëri njerëzit të ikin në rrugë, ndërsa shkollat ​​u evakuuan. Lëkundjet e përsëritura goditën zonën dhe mediat lokale raportuan dëme në fshatrat pranë epiqendrës.