Gjykata jep vendimin për pilotin grek, e dërgon në burgun e grave sepse…

507
0

Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos është lënë sot në b.urg për v.rasjen e bashkëshortes së tij 20 –vjeçare Caroline Crouch. Siç raportojnë mediat në vend, Anagnostopoulos është dërguar, për arsye sigurie, në b.urgun e grave në Korydallos.


Avokati i pilotit Alexandros Papaioannidis tha për mediat se të a.kuzuarit iu bënë një sërë pyetjesh dhe se ai nuk i ndryshoi deklaratat e bëra më herët.

“I a.kuzuari tregoi variantin e tij të ngjarjes. Se atë që bëri e bëri për të mirën e fëmijës. Ai do të japë ndihëm e tij për dy familjet që do të kujdesen për vajzën.”

Konkretisht, ai i paraqiti një kërkesë hetuesit në mënyrë që të kryhet një ekspertizë në kamerën që ndodhej brenda shtëpisë në Glyka Nera, për të konstatuar, sipas pohimeve të tij, saktësisht se kur i ishte hequr karta e memories.

Kërkesa e dytë e paraqitur në hetuesi nga bashkëshorti ka të bëjë me thirrjen e dëshmitarëve nga familja dhe ambienti miqësor i çiftit, në mënyrë që këta persona të japin një tablo të plotë të marrëdhënies që ai kishte me 20-vjeçaren