Gjendet në detin Jon Helikopteri kanadez i NATO-s

62
0

Në Detin Jon u gjetën mbetje nga helikopteri i Forcës Ajrore Kanadeze, i cili u zhduk të mërkurën në mbrëmje në ujërat ndërkombëtare midis Greqisë dhe Italisë gjatë një operacioni patrullimi të NATO-s. “Disa mbetje janë gjetur në zonën e kontrollit dhe ndërhyrjes italiane,” tha një burim ushtarak Grek. Gjashtë vetë ishin në bordin e avionit.

Helikopteri ishte vendosur jashtë zonës së kontrollit të Greqisë, 50 milje larg ishullit të Kefalonia. Ai po merrte pjesë në një operacion të përbashkët kontrolli të Aleancës Atlantike.