Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, pasi një e moshuar është gjetur e pajetë.
75-vjeçarja është gjetur pranë kazanëve të rakisë, në afërsi të banesës së saj.
Dyshohet se gruaja ka 3-4 ditë që ka ndërruar jetë pasi trupi i saj kishte filluar të dekompozohej.
Viktima dyshohet të jetë nena e peshëngritësit Pirro Dhima, kampion bote me Greqinë, por kjo mbetet për tu konfirmuar zyrtarisht.
Policia dhe grupi hetimor janë duke hetuar për të zbardhur shkaqet .