“Gjaku lahet me gjak”! Mesazhi hakmarrje në vendin ku humbi jeten shqiptari Atilio Ndreca në Itali (FOTO)

275
0

“Gjaku paguhet me gjak”.

Ky është mesazhi i frikshëm i gjetur mes luleve të lëna në parkimin e një qendre tregtare në Mantova të Italisë, aty ku u rrah brutalisht 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndreca, i cili vdiq në spital si pasojë e plagëve të marra.

Mesazhi ishte i shkruar në gërma kapitale dhe vjen pak ditë pas ndarjes nga jeta e të riut Ndreca. Mesazhi nënkupton një hakmarrje ndaj grupit që fshihet pas këtij krimi të rëndë.

Fotoja që përmban këtë mesazh u publikua në mediet italiane, ndërsa i është dorëzuar policisë dhe prokurorisë që po merren me hetimin e ngjarjes. 

Kujtojmë se ngjarja ndodhi 5 ditë më parë, ku 23-vjeçari shqiptar Atilio Ndreca u rrah për vdekje me shkop bejsbolli nga një grup të rinjsh, si dhe mbeti i plagosur rëndë 35-vjeçari italian, Pierfrancesco Ferrari i cili përfundoi në koma.