Florjan Binaj bëhet baba për herë të tretë dhe zbulon emrin e vajzës

124
0

Aktori shumë i dashur për publikun, Florjan Binaj është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Flori me një postim në Instagram ku zbulon se është bërë me vajzë dhe i kanë vendosur emrin Vjosa.

“VJOSA lumturoi pafund sot mamin, babin dhe familjen Binaj. Faleminderit stafit të maternitetit Mbretëresha Geraldinë! Jetë të gjatë e vogla jonë!”, ka shkruar aktori.

Binaj ka marrë shumë komente dashamirëse dhe urime nga miqtë dhe kolegët.

Kujtojmë që aktori zgjedh gjithmonë emra të veçantë për fëmijët, si vajza e cila mban emrin Krena dhe djali, Glauk.