Shqiptari ne Itali i merr jeten gruas pastaj dhe vetes, dy letrat që la për fëmijët dhe policinë

196
0

Ai 55 vjeçe, ajo 54. Për disa ditë ata nuk u ishin përgjigjur thirrjeve të telefonatave nga fëmijët e tyre me pushime. Në shtëpi kufomat dhe dy letra

Ngjarje e rende në Cazzago San Martino, ku një 55-vjeçar shqiptar, Shkëlqim Bedeli, së pari mbyti gruan e tij 54-vjeçare, Shegushe Paeshti duke i marrë jetën dhe më pas u vetëvar.

Ngjarja e zbuluar sot, ka ndodhur ditët e fundit në rrugën Collina, në një shtëpi dykatëshe me një oborr të brendshëm që shikoni në foto.

Burri, me origjinë shqiptare si gruaja e tij, la dy letra të shkruara në kompjuter: njëra drejtuar fëmijëve të tij dhe tjetra autoriteteve.

Ai shpjegon se çifti kishte krijuar mosmarrëveshje të pariparueshme dhe se për të mënyra e vetme për t’i dhënë fund situatës ishte vdekja.

Do të jetë autopsia që do të përcaktojë me saktësi momentin në të cilin burri mbyti gruan e tij, në shkallët e shtëpisë dhe momentin në të cilin ai vrau veten.

Policia tha se mund të kenë kaluar disa ditë që nga krimi i cili besohet se erdhi nga xhelozia e autorit duke lënë tre fëmijë jetimë.