E rende/ Hedhja nga pallati, si humbën jetën në pak minuta ganezja dhe shqiptari në Tiranë

338
0

Zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Mësohet se 31-vjeçarja është ganeze me pasaportë franceze kurse 26-vjeçari nga Dibra. Fillimisht në banesën e marrë me qira për një ditë nga ganezja Jawsackie Jaboah u dëgjuan të b ërtitura, s herr dhe k onflikt.

Më pas 31-vjeçarja kishte dalë pë të kërkuar ndihmë pasi kishte disa p lagë në trup të shkaktuara me t hikë, por në shkallët e fundit ka pasur gjendje pavetëdije. Disa minuta më vonë u dëgjua rënia e 26-vjeçarit Kliton Pira nga kati i 8-të që për pasojë n dërroi dhe jetë.

NJOFTIMI NGA POLICIA Tiranë/Informacion paraprak, Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një k onfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka g oditur me t hikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 31-vjeçarja u dërgua menjeherë në spital, por si pasojë e p lagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.