E papritur/ Numër rekord të infektuarish me COVID që nga heqja e masave, njoftimi i ministrise

193
0

Ne 24 oret e fundit janë kryer 5536 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 220 qytetarë, në këto bashki: 67 në Tiranë, 17 raste në Vlorë, 16 raste në Shkodër, 15 raste në Fier, Sarandë, 13 raste në Elbasan, 9 raste në Lushnje, 8 raste Vau i Dejës, 5 raste  në Kukës, Durrës, Konispol, Gjirokastër, 4 raste në Kamëz, Tepelenë, 3 raste në Rrogozhinë, Mallakastër,  Pogradec, Berat, 2 raste  në Lezhë, Himarë, Kuçovë, 1 rast në Malësi e Madhe, Has, Tropojë, Kurbin, Krujë, Dibër, Mat, Rroskovec, Patos, Divjak, Përmet, Peqin, Gramsh, Prrenjas.

Aktualisht janë 1,271 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 33 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. 

Janë shëruar 31 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,470 që nga fillimi i epidemisë. 

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.