E pabesueshme u shua familja/ “Faji është i tyre, sipas një raporti paraprak, mjeti “Toyota” ka ndërruar korsi dhe…”

356
0

“Harta Digitale e Aksidenteve Rrugore”, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se ka indicie që ngjarja e ndodhur paraditen e djeshme në aksin Fier-Vlorë, t’iu lihet si faj drejtuesit te Toyotas.

Sipas kësaj faqe, që merret specifikisht me aks identet, një raport paraprak, ende jozyrtar, thotë se Toyota ku udhëtonin familja me 4 anëtarë, ka ndërruar korsi dhe “Audi” e ka marrë përpara.

Mbetet për t’u parë nëse ky pretendim do të mbahet në fuqi nga ana e Policisë dhe hetuesve.

Audi luksoz, që dyshohet se ishte duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara, drejtohej nga i riu Igli Madani, ndërsa ishte në pronësi të të atit të tij biznesmen, Bashkim Madani.

Postimi:

Besojini ose jo por si gjithmonë në Shqipëri, faji është i v iktimave.

Sipas një raporti paraprak (jo zyrtar), doli që Toyota ku udhëtonin familja me 4 anëtarë, vi ktima të kësaj tragj edie, ka ndërruar korsi dhe “Audi” e ka marrë përpara.

Pra, me pak fjalë, “Audi” shpëton me një gjobë për tejkalim shpejtësie dhe mos respektim të rregullave të qarkullimit rrugor. Faxweb