E fundit/ Ndryshon data, viti i ri shkollor NUK do te nis më 13 shtator, Ministrja Kushi njofton daten e re

123
0

Ishte planifikuar te niste më 13 shtator, por viti i ri shkollor kete vit do të fillojë në 27 shtator. Njoftimin e bëri ministrja e Arsimit Evis Kushi në një deklaratë, ku argumentoi edhe shtyrjen e këtij datës për fillimin e viti të ri shkollor.

“Duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, vendosëm të zgjasim periudhën e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor, jo më 13 shtator, por më 27 shtator 2021 dhe mbyllet 17 qershor 2022”.

Ministrja theksoi gjithashtu se shkolla do të jetë e hapur që më 1 shtator për mësimin plotësues, por nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.