E fundit/ Furgoni bie në greminë, konfirmohen 4 humbje jetesh

67
0

Një aksident i rende ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë. Bëhet fjalë për furgonin e linjës Tiranë-Sarandë, i cili është përplasur me një fuoristradë dhe ka rënë në greminë.

Si pasojë kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të plagosur. Aksidenti ka ndodhur te Qafa e Muzinës.

Policia tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30. Drejtuesja e fuoristradës është identifikuar si një grua me inicialet R.Ç., ndërsa të katër viktimat ishin brenda në furgon.

Si pasojë e përplasjes së makinës tip Land Rover me furgonin që drejtohej nga B.P., kanë humbur jetën katër pasagjerë të furgonit.

Në pamjet që A2 CNN ka siguruar, por që janë tepër shqetësuese për t’u publikuar, shihen forcat zjarrfikëse që sharrojnë pjesë të furgonit për të nxjerrë trupat e viktimave.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.