E frikshme, shënohet në Itali temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Europë

258
0

Sot termometri në Itali ka shënuar temperaturën rekord 48.8 gradë Celcius, përkatësisht në provincën italiane të Siçilisë, Sirakuzë.

Kjo është temperatura më e lartë e shënuar në Europë vitet e fundit.

Rekordi i mëparshëm ishte regjistruar në 1977, në Athinë. Gjithashtu në Siçili, në Catenanuova në provincën Enna, në gusht 1999 një stacion jozyrtar kishte regjistruar temperaturën 48.5 gradë.