“Aldi Rama e qëlloi dy herë”, gazetari zbulon detaje: Doli nga makina dhe e

130
0

Gazetari Elton Qyno thotë se efektivi i policisë Saimir Hoxha është qëlluar dy herë nga 21-vjeçari Aldi Rama.

Sipas tij, plumbi i parë e kapi nënkomisarin e policisë në zemër, por autori zbriti nga makina dhe e qëlloi për herë të dytë duke i shkaktuar humbjen e menjëhershme te jetes.

Qyno tha se 21-vjeçari u identifikua përmes vendndodhjes nga telefoni i tij.

“Autori e ka qëlluar dy herë, një herë e ka qëlluar në zemër. Dhe më pas e ka qëlluar duke dalë nga makina, duke e lënë të pajete në vend. Edhe policia ka qëlluar disa herë. Por në këtë moment ai ka marrë makinën dhe është larguar.

Më pas punonjësit e policisë kanë arrestuar dy shokët e tij që kishin zbritur jashtë makinës. Largohet me makinë rreth 1 kilometër dhe më pas e braktis dhe makinën dhe largohet në lagunën, është një terren ku duhet edhe kontroll nga ajri, është terren pyjor dhe moçal.

Ai është lokalizuar nëpërmjet telefonit të tij, është vënë numri i tij në përgjim dhe menjëherë është lokalizuar se ku ndodhet. Ai ka patur shumë telefonata por nuk i është përgjigjur askujt”, u shpreh Qyno në emisionin “Open”.