Doli nga ‘Big Brother’ para pak ditësh, Eltioni rrefehet për lidhjen e tij me Rovena Dilon

142
0

Balerini Eltion Merja ishte sot i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon për të folur për eksperiencën e tij në “Big Brother Vip” , por edhe për jetën e tij jashtë këtij spektakli.

Përveç debatit me Ilirin, Tokja ka qenë në qendër të vëmëndjes edhe për historinë e dashurisë disavjeçare me këngëtaren e njohur Rovena Dilo.

Teksa u pyet nga Bieta për këtë histori, ai refuzoi të fliste.

“Është diçka që i përket të shkuarës dhe nuk kam dëshirë ta komentoj”, u shpreh ai.

Bieta: Kujtim i bukur?

Eltioni: Unë gjithnjë kam kujtime të bukura, nuk kam kujtime të shëmtuara në jetë…

Bieta: Aktualisht je i lidhur?

Eltioni: Po!